Roli i asistentit të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore për gjithëpërfshirje në klasë

Author:

Reçica Sahare

Abstract

Ky hulumtim ka për qëllim të identifikojë praktikat e asistentit të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore dhe rolin e tij në procesin e gjithëpërfshirjes në klasë. Meqë mbështetja nga asistenti/ja është një formë e re e mbështetjes së nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në Kosovë, që ka filluar me një numër të vogël asistentësh të përfshirë në këtë proces, por me synime për rritje në vazhdimësi, identifikimi i rolit të asistentit/es në procesin e gjithëpërfshirjes është i rëndësishëm për ngritjen e cilësisë së këtij shërbimi. Në këtë hulumtim është përdorur qasje cilësore, me metoda eksploruese dhe përshkruese. Në mostrën e hulumtimit janë përfshirë 13 asistentë dhe 13 mësimdhënës të klasave në të cilat shërbejnë asistentët. Janë përdorur katër lloje të instrumenteve: protokolli i vëzhgimit, protokolli i intervistës së asistentëve të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore, protokolli i intervistës së mësimdhënësve dhe listë-kontrolli për analizën e dokumenteve. Gjetjet nga instrumentet e hulumtimit janë interpretuar sipas temave të përcaktuara, të cilat kanë dalë nga pyetjet e hulumtimit. Gjatë integrimit të instrumenteve sipas rasteve, janë nxjerrë teori për mbështetjen, të cilën e ofron asistenti për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore për gjithëpërfshirje në klasë. Po ashtu, rezultatet janë diskutuar duke i analizuar dhe krahasuar me gjetjet në hulumtimet ndërkombëtare. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se asistenti për nxënës me nevoja të veçanta arsimore aktualisht ofron mbështetje kryesisht individuale - për nxënësin e caktuar me nevoja të veçanta arsimore dhe është efektiv për përfshirjen dhe zhvillimin e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në klasë, por, në shumicën e rasteve, vërehet veçimi i tyre. Prandaj, për një sistem të mirëfilltë arsimor gjithëpërfshirës, rekomandoj transformimin e këtij roli, nga ,,Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore”, në një rol që do të mbështeste mësimdhënësin dhe të gjithë nxënësit e klasës - sipas nevojave, dhe do të promovonte gjithëpërfshirjen në klasë.

Publisher

Kosovo Pedagogical Institute

同舟云学术

1.学者识别学者识别

2.学术分析学术分析

3.人才评估人才评估

"同舟云学术"是以全球学者为主线,采集、加工和组织学术论文而形成的新型学术文献查询和分析系统,可以对全球学者进行文献检索和人才价值评估。用户可以通过关注某些学科领域的顶尖人物而持续追踪该领域的学科进展和研究前沿。经过近期的数据扩容,当前同舟云学术共收录了国内外主流学术期刊6万余种,收集的期刊论文及会议论文总量共计约1.5亿篇,并以每天添加12000余篇中外论文的速度递增。我们也可以为用户提供个性化、定制化的学者数据。欢迎来电咨询!咨询电话:010-8811{复制后删除}0370

www.globalauthorid.com

TOP

Copyright © 2019-2024 北京同舟云网络信息技术有限公司
京公网安备11010802033243号  京ICP备18003416号-3