Abstract
Sjelljet problematike të nxënësve nëpër shkolla janë lajm pothuajse i përditshëm në medie, shkolla e komunitet: prindër, mësues, profesionistë etj. Ato përbëjnë një problem në rritje dhe një nga shqetësimet më serioze në shoqëri.
Qëllimi i hulumtimit është të analizojmë dhe të përshkruajmë qasjen institucionale për identifikimin, parandalimin dhe trajtimin e nxënësve me sjellje problematike në shkolla.
Për realizimin e hulumtimit është përdorur qasja sasiore dhe cilësore. Të dhënat sasiore u grumbulluan nga pyetësorët me mësimdhënës dhe pyetësorët me nxënës, por edhe përmes platformës në Google forms. Mostra është e rastit dhe përbëhet nga 124 mësimdhënës lëndorë dhe 437 nxënës të klasave të 8-ta dhe 9-ta nga ShFMU. Ndërsa, të dhënat cilësore janë grumbulluar përmes intervistës dhe janë përfshirë 2 psikologë shkollorë, 2 pedagogë, 1 inspektor arsimi, dhe 2 prindër.
Rezultatet e studimit tregojnë se mosha më problematike, kur shfaqen më shumë sjelljet problematike të nxënësve, sipas perceptimit të mësimdhënësve, është mosha 14-16-vjeçare (rreth 80%). Sa i përket gjinisë, djemtë kanë prirje më të madhe për sjelljet problematike në shkollë (deklarojnë rreth 48% të mësimdhënësve), ndërsa rreth 43% nga ta mendojnë se vajzat janë më të prira për probleme.
Sipas perceptimit të respondentëve (të intervistuar), sjellje problematike konsiderohen: prishja e qetësisë në klasë, ngacmimet ndërmjet shokëve, ofendimet e dyanshme nxënës mësimdhënës, problemet e sjelljeve devijante, përdorimi dhe posedimi i narkotikëve në shkollë, armët e ftohta - therjet me thika, ngacmimet seksuale, shtytjet për vetëvrasje etj.
Sa i përket trajtimit të nxënësve me sjellje problematike, sipas perceptimit të mësimdhënësve, rreth 80% e tyre konsiderojnë se rastet trajtohen më shumë nga mësimdhënësit, ndërsa rreth 35% thonë se rastet trajtohen nga drejtori, stafi profesional apo prindi. Dallimi ekziston te perceptimet e nxënësve, të cilët (rreth 43%) deklarojnë se rastet trajtohen nga stafi profesional i shkollës dhe prindërit.
Rekomandohet të krijohet një rrjet bashkëpunimi ndërmjet mekanizmave të brendshëm dhe të jashtëm, si dhe të krijohet një sistem monitorimi në mënyrë që mekanizmat e brendshëm të shkollës të kenë prioritet mirëqenien e nxënësve.
Publisher
Kosovo Pedagogical Institute
Reference19 articles.
1. Anderson, L., W. (2004). Increasing teacher effectiveness, UNESCO: International Institute for Educational Planning, Paris.
2. Burstyn, J., Bender, G., Casella, R., et al. (2001). Preventing violence in schools A Challenge to American Democracy. LAWRENCE ERLBAUM ASSOCIATES, PUBLISHERS Mahwah, New Jersey, LONDON.
3. Crothers, L. & Kolbert, J. (2008). Tackling a Problematic Behavior Management Issue. Intervention in School and Clinic -INTERVENTION SCHOOL CLINIC. 43. 10.1177/1053451207311606.
4. Emmer, E.T. (1994). Teacher managerial behaviours. The international encyclopedia of education
5. Hunter-Lowe, M. (2007) Qualitative Analysis of Disruptive Behavior and Leadership Influence in Two Urban K-6 Virginia Elementary Public Schools Dissertation.com Boca Raton. Univeristy of Phoenix. Florida USA, fq. 45.