Author:
Potera Ismet,Shala Luljeta
Abstract
Zhvillimi profesional i mësimdhënësve është bërë politikë dhe nevojë e vazhdueshme. Zhvillimet e hovshme në teknologji, në përmbajtje mësimore dhe në metodologji të mësimdhënies, rrisin nevojën për zhvillim të mësimdhënësve. Gjithashtu, ndryshimi cilësor i përgatitjes së nxënësve gjithnjë po paraqitet si sfidë për mësimdhënësit, në të gjitha nivelet e shkollimit.
Gjetja e ndërlidhjes ndërmjet fazave të zhvillimit në karrierë dhe preferencave për format e zhvillimit profesional i kontribuon teorisë dhe praktikës së zhvillimit profesional të mësuesve. Qëllimi i hulumtimit ishte të verifikohet nëse format e preferuara të zhvillimit profesional janë në koherencë me specifikat e fazave të karrierës, të përshkruara nga Huberman në Modelin e tij.
Gjetjet tregojnë se ka ndërlidhje domethënëse ndërmjet specifikave të fazave të karrierës, sipas Modelit të Hubermanit, dhe formave të parapëlqyera të zhvillimit profesional të mësimdhënësve.
Rezultatet e studimit mëtojnë të ndihmojnë, sidomos, hartuesit e politikave dhe të programeve, por edhe praktikat e zhvillimit profesional të mësimdhënësve kosovarë.
Publisher
Kosovo Pedagogical Institute
Reference30 articles.
1. Day, C. (2004). A passion for teaching, Routledge & Palmer, London.
2. Day, C. (2002). Developing Teachers: The Challenges of Life Long Learning, London, Palmer Press, London.
3. Day, C. (2012). Teacher Education Quarterly, Winter 2012, pp.9-10
4. de Oliva et al., (2009). Comparative study of the evaluation of professional competencies by experienced and trainee Spanish primary teachers, European Journal of Teacher Education, Vol.32, No.4, pp.437-454.
5. Finster, M. & Milanowski, A. (2018). Teacher Perceptions of a New Performance Evaluation System and Their Influence on Practice: A Within- and Between-School Level Analysis, Education policy analysis archives, Volume 26, Number 41.