Abstract
Hulumtimi kishte për qëllim të zbulojë praktikat e monitorimit të mësimdhënësve në mësim, në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë. Përmes këtij punimi, kemi synuar të kuptojmë se sa shpesh monitorohen mësimdhënësit në mësim, kush e bën monitorimin, cili është ndikimi në përmirësimin e rezultateve të mësimdhënësve, si i shfrytëzojnë shkollat gjetjet e dala nga monitorimi etj.
Për realizimin e hulumtimit, janë përdorur metoda e analizës së dokumentacionit dhe metoda e analizës statistikore, ndërsa instrumentet e përdorura në hulumtim ishin pyetësorët për mësimdhënës, drejtorë të shkollave dhe inspektorë të arsimit. Të dhënat janë analizuar përmes programit EXCEL. Mostrën e përbëjnë 9 komuna të Kosovës, 86 mësimdhënës dhe 25 drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë (nga fshatrat dhe qytetet, të të dyja gjinive, të moshave dhe kualifikimeve të ndryshme), si dhe 5 inspektorë të arsimit. Hulumtimi është i tipit të përzier, sasior dhe cilësor.
Rezultat tregojnë se nuk i kushtohet mjaft rëndësi monitorimit të mësimdhënësve në mësim, nuk respektohet legjislacioni që rregullon monitorimin e mësimdhënësve, nuk shfrytëzohen gjetjet për të përmirësuar rezultatet dhe nuk ofrohen mbështetje të mjaftueshme nga shkollat dhe DKA-të për tejkalimin e sfidave.
Ndikimi që ka monitorimi në përmirësimin e rezultateve të mësimdhënësve - ngritjen e cilësisë, është i padiskutueshëm, por sfidat me të cilat përballen mësimdhënësit janë të shumta.
Përfundimet dhe rekomandimet mund t’u shërbejnë shkollave, DKA-ve, MASHT-it dhe institucioneve të tjera arsimore, me qëllim të përmirësimit të rezultateve të mësimdhënësve dhe ngritjes së cilësisë në shkolla.
Publisher
Kosovo Pedagogical Institute
Reference22 articles.
1. Bey and Holmes, (1992).Mentoring: Contemporary Principles and Issues, University of Georgia.
2. Charles Lusthaus, M.-H. A. (2005). Përmirësimi i performancës së organizatës.Prishtinë: ADEA.
3. Fullan, M. (2010). Forca e ndryshimit, Depërtim në thellësinë e reformës arsimore dhe vazhdimi. Tiranë: CDE.
4. GIZ. (2012). Zhvillimi i kapaciteteve në udhëheqje arsimore - Plani Zhvillimor i Shkollës. Prishtinë.
5. Head, Reiman dhe Thies-Sprinthall (2002). Journal of Research for Educational Leaders (JREL) Spring, Vol1 Num 2, pp.5-20 Facilitating Groëth of Administrative Practitioners as Mentors.