Aftësimi i mësimdhënësve për qasjen e bazuar në kërkim

Author:

Azemi Bashkim

Abstract

Aftësimi i mësimdhënësve të ardhshëm (mësimdhënësve para shërbimit) për kërkime shkencore është i rëndësishëm dhe i vlefshëm për avancimin e arsimit. Në këtë hulumtim, jemi fokusuar tek aftësimi i studentëve për kërkim, si një prej aftësive themelore që kërkohet nga ta për ushtrimin e profesionit të mësimdhënies. Hulumtimi ka objekt studimi aftësimin e studentëve nga Fakultetet e Edukimit për kërkimin në edukim, përmes integrimit të tyre në hulumtime, besimit se ata janë aftësuar për qasjen e bazuar në kërkim dhe në cilësinë e hulumtimeve që ata kanë marrë pjesë gjatë studimeve. Gjatë studimeve bazike, studentët, përmes lëndëve të ndryshme, duhet të aftësohen për kërkime shkencore, mirëpo në shumë fakultete ekzistojnë edhe lëndë të veçanta për kërkimet shkencore. Hulumtimi ynë u orientua rreth rëndësisë së kërkimit në përgatitjen e mësimdhënësve në Universitetet Publike dhe Kolegjet Private në Kosovë. Andaj, në hulumtim do të paraqiten gjetjet kryesore në lidhje me integrimin e kërkimit në sylabusin e lëndës Bazat e Hulumtimit në Edukim, si lëndë bazike për aftësimin e studentëve për punë kërkimore. Nga analiza e përgjigjeve të studentëve të institucioneve të arsimit të lartë, si dhe nga hulumtimet tjera për temën e njëjtë, mund të konstatojmë se qasja e bazuar në kërkim luan rol thelbësor në përgatitjen e studentëve për mësimdhënës, megjithatë duhej të ishte synim i institucioneve të arsimit të lartë që të gjitha lëndët të kenë një rol në përgatitjen e studentëve për kërkime shkencore. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se Kolegji FAMA nuk e ka asnjë lëndë për kërkimet shkencore, mirëpo perceptimi i studentëve të këtij kolegji (M=129) është dukshëm më i lartë se i studentëve të Universitetit “Isa Boletini” (M=106.6), edhe pse ky i fundit ka lëndë për kërkimet shkencore. Korrelacioni ndërmjet shkallës cilësisë së lëndës dhe integrimit në kërkim, r=0.771**, p=0.000

Publisher

Kosovo Pedagogical Institute

Reference23 articles.

1. Crishan. (2004). Research in education, Publication of analyses, researches and experiences in the world.

2. Azemi, B & Bujari R. (2013). Bazat e Kërkimit në Edukim, Instituti Pedagogjik i Kosovës, Prishtinë.

3. BENGTSSON, J. (1995).Një reflektim në profesionin e mësimdhënies,he Education Teacher “, Mësuesit dhe Mësimdhënie

4. Biehler, F. Robert, Jack Snoëman. (2004). Psikologjia e zbatuar në mësimdhënie, ISP, “Nënë Tereza”, Tiranë.

5. Bruner, Jerome.(2003). Kultura e edukimit, ISP, Tiranë.

同舟云学术

1.学者识别学者识别

2.学术分析学术分析

3.人才评估人才评估

"同舟云学术"是以全球学者为主线,采集、加工和组织学术论文而形成的新型学术文献查询和分析系统,可以对全球学者进行文献检索和人才价值评估。用户可以通过关注某些学科领域的顶尖人物而持续追踪该领域的学科进展和研究前沿。经过近期的数据扩容,当前同舟云学术共收录了国内外主流学术期刊6万余种,收集的期刊论文及会议论文总量共计约1.5亿篇,并以每天添加12000余篇中外论文的速度递增。我们也可以为用户提供个性化、定制化的学者数据。欢迎来电咨询!咨询电话:010-8811{复制后删除}0370

www.globalauthorid.com

TOP

Copyright © 2019-2024 北京同舟云网络信息技术有限公司
京公网安备11010802033243号  京ICP备18003416号-3