Sfidat në punën e koordinatorëve të cilësisë në shkolla

Author:

Morina Bekim,Shala Luljeta

Abstract

Qëllimi i këtij hulumtimi ishte identifikimi i sfidave me të cilat përballen koordinatorët e cilësisë në realizimin e detyrave, në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë. Nëpërmjet këtij hulumtimi kemi synuar të vlerësojmë gjendjen aktuale në shkollat që kanë koordinatorë të cilësisë. Të dhënat e hulumtimit janë të përziera, sasiore dhe cilësore, prandaj për realizimin e hulumtimit kemi përdorur metodën e analizës së dokumentacionit dhe metodën e analizës statistikore, ndërsa instrumentet e përdorura ishin pyetësorët për drejtorë të shkollave, për koordinatorë të cilësisë në shkolla dhe në Drejtoritë Komunale të Arsimit. Të dhënat janë analizuar përmes programit SPSS. Mostrën e hulumtimi e përbëjnë 41 drejtorë shkollash fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë, të 14 komunave, si dhe 56 koordinatorë të shkollave dhe 10 koordinatorë të Drejtorive Komunale të Arsimit. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se përzgjedhja e koordinatorëve të cilësisë jo në të gjitha komunat është bërë sipas kritereve të parapara me udhëzimin administrativ. Në disa shkolla pozita e koordinatorëve është rregulluar me vendim, kurse në disa të tjera është bërë me aktemërim dhe akoma nuk janë certifikuar për përfundim të trajnimit, prandaj nuk janë mjaft funksionalë, nuk i kryejnë detyrat me përgjegjësi dhe nuk posedojnë plane të veprimit. Sfidat me të cilat përballen koordinatorët janë të shumta, si: mungesa e kontratave, mungesa e trajnimeve, mungesa e përvojës, paqartësitë në ndarjen e detyrave ndërmjet koordinatorit dhe drejtorit (përshkrimi jo i saktë i detyrave të punës), hapësira e pamjaftueshme për punë, mungesa e mjeteve të punës, mungesa e klimës bashkëpunuese - refuzimi i bashkëpunimit, mosgatishmëria e mësimdhënësve për të bërë punë shtesë në shkollë etj. Sfida, përveç në nivel shkolle, vërehen edhe në nivel të DKA-ve dhe MASHT-it, si bashkëpunimi jo i duhur, ndarja e rolit dhe përgjegjësive në secilin nivel, ngarkesa me detyra shtesë. Vërehet mungesa e vullnetit dhe gatishmërisë për ndryshime të vazhdueshme, si dhe hezitimi i marrjes së detyrave dhe përgjegjësive për përmirësim të cilësisë në shkolla.

Publisher

Kosovo Pedagogical Institute

Reference19 articles.

1. Bradley, S., Taylor, J., (2003). The Economics of Secondary Schooling, Lancaster, Lancaster University, Department of Economics, Management School, retrieved 22/05/2011

2. Buleshkaj, O. (2013). Ndërtimi i kapaciteteve për lidershipin shkollor në Kosovën e pasluftës. Revista Shqiptare e Studimeve Arsimore, Volumi 1, nr. 1 2013 f. 25-48. CDE, Tiranë.

3. Buleshkaj, O. & Mehmeti, S. (2012). Raport mbi vlerësimin e nevojave të drejtorëve të shkollave për ngritje të kapaciteteve në udhëheqje arsimore, EU IPA 2009 projekt, Prishtinë.

4. CORINA MURAFA(Jan.2013) International Comparative Report “Quality Assurance in Basic Education in Eastern Europe. What Works in Our Region”, published by the Romanian Academic Society (re-published by GDN).

5. Cedefop (2014). Terminology of European education and training policy, 2nd edition. Cedefop Reprot. Luxembourg: Publications Office of the European Union Available from: http://www.cedefop.europa.eu/en/publications-andresources/publications/4117

同舟云学术

1.学者识别学者识别

2.学术分析学术分析

3.人才评估人才评估

"同舟云学术"是以全球学者为主线,采集、加工和组织学术论文而形成的新型学术文献查询和分析系统,可以对全球学者进行文献检索和人才价值评估。用户可以通过关注某些学科领域的顶尖人物而持续追踪该领域的学科进展和研究前沿。经过近期的数据扩容,当前同舟云学术共收录了国内外主流学术期刊6万余种,收集的期刊论文及会议论文总量共计约1.5亿篇,并以每天添加12000余篇中外论文的速度递增。我们也可以为用户提供个性化、定制化的学者数据。欢迎来电咨询!咨询电话:010-8811{复制后删除}0370

www.globalauthorid.com

TOP

Copyright © 2019-2024 北京同舟云网络信息技术有限公司
京公网安备11010802033243号  京ICP备18003416号-3