Puna vullnetare e nxënësve në shkollë dhe në komunitet

Author:

Zylfiu Haxhere

Abstract

Puna vullnetare ka ndikime të theksuara në zhvillimin e personalitetit dhe karrierës së individit. Në shumë vende, promovimi dhe angazhimi i nxënësve në aktivitete vullnetare, në shkollë dhe në komunitet, është bërë pjesë e të nxënit formal – duke përfshirë vullnetarizmin në aktivitetin në klasë, si dhe pjesë e aktiviteteve jashtëshkollore. Qëllimi i këtij studimi ishte të identifikojë dhe të pasqyrojë përfaqësimin e aspekteve të punës vullnetare në kurrikulat e arsimit parauniversitar në Kosovë, si dhe përfshirjen dhe motivimet e nxënësve për punë vullnetare gjatë shkollimit paraprak dhe në të ardhmen. U bazua në analizën e literaturës relevante, kurrikulave dhe programeve mësimore, me fokus në rezultatet kryesore që pritet të arrihen nga nxënësit deri në fund të arsimit parauniversitar, si dhe në qëndrimet e nxënësve për përfshirjen në punë vullnetare. Pjesëmarrës në studim ishin 368 maturantë të gjimnazeve nga e gjithë Kosova. Pyetësori i anketës ishte i tipit Likert, pesë shkallësh (1=Fare nuk pajtohem deri te 5=Plotësisht pajtohem) dhe përfshin gjithsej 20 pyetje për fushat e hulumtimit, përfshirë edhe 12 deklaratat e shkëputura nga Volunteer Functions Inventory -VFI. Përpunimi i të dhënave cilësore u bazua në modelin e prezantuar nga Satu Elo (2014), ndërsa i të dhënave sasiore u realizua me paketën statistikore SPSS 21. Rezultatet e studimit treguan se puna vullnetare si koncept nuk është përfaqësuar kënaqshëm në kurrikulat e arsimit parauniversitar, përderisa përfaqësimi i aspekteve të punës vullnetare të nxënësve në shkollë dhe në komunitet në këto dokumente është relativisht i mirë. Informimi dhe përfshirja e nxënësve në aktivitete të punës vullnetare, në kuadër të lëndëve mësimore, rezulton të jetë forma më së paku e zbatuar në shkolla. Motivimet altruiste, si ndjesia se është e rëndësishme të ndihmosh të tjerët dhe ndjenja e dhembshurisë ndaj njerëzve në nevojë, janë dy nga motivet prirëse për angazhim. Nuk u evidentua ndërlidhje ndërmjet motivimeve të maturantëve për angazhim në punë vullnetare dhe profesionit/ zhvillimit akademik më tutje. Gjetjet e studimit pritet të mbështesin institucionet përgjegjëse për të avancuar përfaqësimin e konceptit dhe elementeve të punës vullnetare të nxënësve në shkollë dhe në komunitet në nivel më të lartë në të ardhmen.

Publisher

Kosovo Pedagogical Institute

Reference38 articles.

1. Binney, L. L.(2010). Volunteers and Volunteering in Leisure: Social Science Perspectives.

2. Bosci, V., & Markos, V.(2017). Motives of volunteering and values of work among higher education students.

3. Gjetur në: https://journals.sagepub.com/doi/pdf , datë:17.01.2022.

4. Clary, E. G., Snyder, M., Ridge, R. D., Copeland, J., Stukas, A. A., Haugen, J., & Meine, P. (1998). Understanding and assessing the motivations of volunteers: A functional approach. Journal of Personality and Social Psychology, 74, 1516-1530.

5. Campioni, A. (2022). Volunteers are an Important Part of a System of Student and Learning Supports - part of her ëork ëith the national Center for Mental Health in Schools at UCLA.

同舟云学术

1.学者识别学者识别

2.学术分析学术分析

3.人才评估人才评估

"同舟云学术"是以全球学者为主线,采集、加工和组织学术论文而形成的新型学术文献查询和分析系统,可以对全球学者进行文献检索和人才价值评估。用户可以通过关注某些学科领域的顶尖人物而持续追踪该领域的学科进展和研究前沿。经过近期的数据扩容,当前同舟云学术共收录了国内外主流学术期刊6万余种,收集的期刊论文及会议论文总量共计约1.5亿篇,并以每天添加12000余篇中外论文的速度递增。我们也可以为用户提供个性化、定制化的学者数据。欢迎来电咨询!咨询电话:010-8811{复制后删除}0370

www.globalauthorid.com

TOP

Copyright © 2019-2024 北京同舟云网络信息技术有限公司
京公网安备11010802033243号  京ICP备18003416号-3