Abstract
Ky hulumtim mëton të japë një kuptim më të mirë për perceptimet e mësimdhënësve rreth dilemave etike gjatë sjelljeve të tyre me nxënësit në klasë.
Qëllimi i hulumtimit ishte të pasqyronte tensionet etike të përfshira në menaxhimin e dilemave etike gjatë procesit mësimor, në mënyrë që të fitohet një kuptim më i mirë nga ana e mësimdhënësve për funksionin dhe statusin e tij si mësimdhënës.
Hulumtimi është cilësor (kualitativ). Hulumtimi është realizuar përmes mini-fokusgrupeve me 36 mësimdhënës dhe intervistës me 16 mësimdhënës. Intervistat janë fokusuar te pyetjet drejtuar mësimdhënësve rreth përshkrimit të situatave, kur ata ndeshen me dilemat etike gjatë mësimdhënies në klasë. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se dilemat etike sipas vetëperceptimeve të mësimdhënësve janë: dilema në marrjen e masave ndëshkuese, dilema në vendosjen e ndëshkimeve, dilema në heqjen e ndëshkimeve dhe dilema në ndëshkim gjatë vlerësimit me notë. Rekomandojmë që të përcaktohet qartë (te kodi etik i mësimdhënësit) roli etik i mësimdhënësit në zgjidhjen e dilemave, si dhe të zhvillohen programe trajnimi për aftësimin e mësimdhënësve në Kosovë, në mënyrë që të rrisin aftësinë e mësimdhënësve për t[u përballur me dilemat etike në mësimdhënie. Hulumtimi synon të kontribuojë në dizajnimin e programit të edukimit për përgatitjen e mësimdhënësve, që si pasojë do të ndikojë në ngritjen e statusit të profesionit të tyre.
Publisher
Kosovo Pedagogical Institute
Reference14 articles.
1. Aultman, L. P., Williams-Johnson, M. R., & Schutz, P. A. (2009). The relationship between culture and perception of ethical problems in international. Marketing. Journal of Business Ethics, 15 (11), 1199 – 1208.
2. Biehler, Robert F. Botim i ISP-së, Psikologjia e zbatuar në mësimdhënie, Shtypshkronja “Nënë Tereza”, Tiranë, 2004, f. (571) 418.
3. Boundary dilemmas in teacher–student relationships: Struggling with ‘‘the line’’. Teaching and Teacher Education, 25, 636–646.
4. OECD 2006. Education at glance; OECD indicators -2006 edition. Paris.
5. Buzzelli.A.A,and B. Jonson. 2002. The moral dimension of teaching:Language , power and culture in classroom interaction. New Jork,Routledge –Falmer.