Abstract
Qëllimi i këtij hulumtimi është eksplorimi i qasjeve metodike të mësimdhënësve që ndihmojnë zhvillimin e shkathtësive të buta (komunikimit dhe mendimi kritik) të nxënësve nga mësimdhënësi gjatë shtjellimit të përmbajtjeve mësimore. Mësimdhënësit e vëzhguar kanë përfunduar trajnimin për zhvillimin e shkathtësive të buta të nxënësve.
Nëpërmjet vëzhgimit të mësimdhënies, analizës së materialeve mësimore-didaktike, janë hetuar praktikat, pyetjet, sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të shkathtësive të nxënësve.
Qasja cilësore hulumtuese është zbatuar për mbledhjen e të dhënave. Të dhënat janë mbledhur me anë të vëzhgimit, si dhe materialeve nga përgatitjet e orës mësimore. Analiza e të dhënave cilësore bazohet në metodologjinë e Creswell (2007) dhe Richardson (2009).
Rëndësia e hulumtimit është praktike dhe teorike. Rezultatet e hulumtimit ofrojnë rekomandime dhe sugjerime për rolin domethënës të mësimdhënësit në zhvillimin e shkathtësive bazë të nxënësve, por edhe do të orientojë kahet për mundësinë e ndërtimit të një teorie në hulumtimet e ardhshme të kësaj natyre.
Mostrën hulumtuese e përbëjnë njëzet mësimdhënës/e, ndërsa përzgjedhja ishte e qëllimshme. Rezultatet kërkimore dëshmojnë se trajnimi i mësimdhënësve për zhvillimin e shkathtësive të buta të nxënësve nuk ka dhënë rezultate domethënëse.
Publisher
Kosovo Pedagogical Institute
Reference51 articles.
1. Barrios, T. (2021). Teaching competencies for the 21st century, Academia Letters, Article 3183. https://doi.org/10.20935/AL3183.
2. Buehl, D. (2014). (4th ed.). Strategies for interactive learning, Internationale Reading Asociation, Newark, DE.
3. Carolyn Yang, Y.T. (2012). Cultivating critical thinkers: Exploring transfer of learning from pre-service teacher training to classroom practice, Teaching and Teacher Education 28, (1116-1130, http://dx.doi.org/10.1016/j.tate. 2012.06.007.
4. Carr, D. (2003). Making sense of education: an introduction to the philosophy and theory of education, Routledge Falmer 11 New Fetter Lane, London EC4P 4EE.
5. CEC (2005). Recommendation of the European parliament and of the council on key competences for lifelong learning, Brussels.