Vlerësimi i performancës së drejtorëve - një analizë e praktikës së vlerësimit në shkollat publike në Kosovë

Author:

Mehmeti Selim,Shala Luljeta

Abstract

Qëllimi i këtij studimi ishte të hulumtojë dhe të analizojë praktikën e vlerësimit të performancës së drejtorëve të shkollave publike në Kosovë, të reflektuar nga raportet e vlerësimit të drejtorëve dhe nga perceptimet e drejtorëve të vlerësuar dhe vlerësuesve të tyre. Duke përdorur qasjen cilësore në studim, modelin vlerësues zhvillimor të studim rastit, është synuar të analizohen aspektet praktike në vlerësimin e performancës së drejtorëve të shkollave, përdorimi i standardeve të praktikës profesionale për drejtorë të shkollave për vlerësim dhe për orientim të përmirësimit të performancës së drejtorëve të vlerësuar, sfidat dhe mundësitë e implementimit të kësaj politike arsimore në Kosovë. Pjesëmarrës në studim ishin 10 drejtorë të shkollave publike në arsimin e detyrueshëm, të cilët kanë kaluar të gjitha procedurat e vlerësimit të performancës së tyre, si dhe 5 vlerësues të drejtorëve (inspektorë të arsimit dhe zyrtarë të arsimit), të cilët kanë qenë pjesë e komisioneve të vlerësimit të drejtorëve në dy vitet e fundit. Mbledhja e të dhënave është bërë nga shqyrtimi i dokumenteve zyrtare të vlerësimit të drejtorëve, analiza e raporteve të vlerësimit përmbledhës të drejtorëve, si dhe përmes intervistave gjysmë të strukturuara. Përpunimi i të dhënave u referohet parimeve të qasjes cilësore dhe metodës e analizës së përmbajtjes. Rezultatet e studimit tregojnë se politika aktuale e vlerësimit të drejtorëve të shkollave publike në Kosovë, ka një progres të ngadalshëm në zbatim, ashtu edhe në përmbushjen e qëllimeve të vlerësimit. Zbatimi përcillet me sfida në përdorim të standardeve për drejtorë të shkollave gjatë vlerësim dhe në identifikim të fushave për përmirësim e nxitje të përgjegjësisë personale. Studimi siguron një kontribut modest për të kuptuarit e realiteteit në implementimin e politikës së vlerësimit të drejtorëve në Kosovë, të sfidave dhe të mundësive në fushë të studimit. Rekomandimet e nxjerra nga ky studim mund të shërbejnë si bazë për studime të mëtejme, përmirësim të politikës dhe praktikës së vlerësimit të drjetorëve të shkollave, me qëllim rritjen e kapaciteteve dhe aftësive profesionale të drejtorëve të shkollave publike në Kosovë.

Publisher

Kosovo Pedagogical Institute

Reference40 articles.

1. Anderson, L. & Turnbull, B. (2016). Evaluating and Supporting Principals. Building a Stronger Principalship: Volume 4. Policy Studies Associates - Wallace Foundation. Australian Institute for Teaching and School Leadership. (2014). https://files.eric.ed.gov/fulltext/ED570471.pdf

2. Australian Professional Standard for Principals and the Leadership Profiles, AITSL, Melbourne. https://www.aitsl.edu.au/docs/default-source/national-policy- framework/australian-professional-standard-for-principals-and-the- leadership-profiles.pdf

3. Bislimi, F. and Buleshkaj, O. (2022). ‘The quality teaching and learning standard: level of understanding and implementation by school principals in Kosovo’, Int. J. Innovation and Learning, Vol. 32, No. 3, pp.283–304.

4. Buleshkaj, O. & Mehmeti, S. (2013). Standardet e praktikës profesionale të drejtorëve të shkollave në Kosovë - perspektiva e shfrytëzimit të tyre në praktikë. Publikuar në përmbledhje punimesh: Zhvillimi i udhëheqjes arsimore. Instituti Pedagogjik i Kosovës, janar 2013.

5. Clifford, M., Hansen, Ulcca J., & Wraight, S. (2014). Practical Guide to Designing Comprehensive Principal Evaluation Systems. American Institutes for Research (AIR). https://files.eric.ed.gov/fulltext/ED555668.pdf

同舟云学术

1.学者识别学者识别

2.学术分析学术分析

3.人才评估人才评估

"同舟云学术"是以全球学者为主线,采集、加工和组织学术论文而形成的新型学术文献查询和分析系统,可以对全球学者进行文献检索和人才价值评估。用户可以通过关注某些学科领域的顶尖人物而持续追踪该领域的学科进展和研究前沿。经过近期的数据扩容,当前同舟云学术共收录了国内外主流学术期刊6万余种,收集的期刊论文及会议论文总量共计约1.5亿篇,并以每天添加12000余篇中外论文的速度递增。我们也可以为用户提供个性化、定制化的学者数据。欢迎来电咨询!咨询电话:010-8811{复制后删除}0370

www.globalauthorid.com

TOP

Copyright © 2019-2024 北京同舟云网络信息技术有限公司
京公网安备11010802033243号  京ICP备18003416号-3