Roli edukativ i dramës dhe teatrit - Zbatimi në procesin mësimor

Author:

Plakolli Zehrie,Bajoku Florie,Shala Safete

Abstract

Qëllimi i këtij studimi është identifikimi i nivelit të zbatimit të shfaqjeve teatrale, në kuadër të procesit mësimor, dhe shqyrtimi i rolit edukativ të tij në ShFMU. Hulumtimi karakterizohet nga qasja kualitative. Të dhënat lidhur me këtë çështje janë mbledhur nga terreni, përmes instrumenteve, si: intervista gjysmë e strukturuar për Drejtoritë Komunale për Arsim dhe Kulturë, drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe nxënësit. Si mostër hulumtimi janë nxënësit e klasave pesta dhe të shtata, mësimdhënës, drejtorë shkollash, drejtorë komunalë të arsimit dhe drejtorë komunalë të kulturës. Të dhënat e mbledhura janë grupuar dhe trajtuar sipas kategorive të respondentëve, duke u inkorporuar me pyetjet kërkimore, për të cilat pastaj janë bërë interpretime dhe përshkrime, brenda kapitujve tematikë, të strukturës përmbajtjesore të hulumtimit, në kuadër të së cilave është përgatitur për botim një raport thelbësor, me të dhëna teorike dhe empirike. Studimi ofron informata thelbësore teorike, lidhur me rolin dhe rëndësinë e dramës dhe teatrit brenda procesit mësimor dhe identifikimin e nivelit të pranisë së tij në shkolla (si lloj i artit dhe si formë edukimi). Bazuar në konkluzionet e dala nga të dhënat teorike e empirike, kemi përpiluar rekomandimet për kompetentët relevantë, konkretisht për popullacionin e respondentëve dhe politikëbërësit.

Publisher

Kosovo Pedagogical Institute

Reference26 articles.

1. Aristoteli. (2006). Poetika, e ribotuar. Tiranë: ISBN: 978-99927-33-70-5.

2. Berisha, Sh. & Kapidani, S. (2021). DRAMA NË KLASË TË MËSUARIT PËRMES IMAGJINATËS; Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC Në partneritet me:swis-contakt. https://skillsforjobs.al/wpcontent/uploads/2021/03/DramaNeKlase_Re4.pdf.

3. Brainstorm productions. (2013). LIVE THEATRE PERFORMED. https://www.brainstormproductions.edu.au/.

4. Demiri, Q. (2011). Letërsia për fëmijë. Prishtinë: Rozafa.

5. Deva, A. (1982). Poezia shqipe për fëmijë - 1872-1980 . Prishtinë: Rilindja. Dewey, J. (2003). Shkolla dhe shoqëria . Tiranë: plejad.

同舟云学术

1.学者识别学者识别

2.学术分析学术分析

3.人才评估人才评估

"同舟云学术"是以全球学者为主线,采集、加工和组织学术论文而形成的新型学术文献查询和分析系统,可以对全球学者进行文献检索和人才价值评估。用户可以通过关注某些学科领域的顶尖人物而持续追踪该领域的学科进展和研究前沿。经过近期的数据扩容,当前同舟云学术共收录了国内外主流学术期刊6万余种,收集的期刊论文及会议论文总量共计约1.5亿篇,并以每天添加12000余篇中外论文的速度递增。我们也可以为用户提供个性化、定制化的学者数据。欢迎来电咨询!咨询电话:010-8811{复制后删除}0370

www.globalauthorid.com

TOP

Copyright © 2019-2024 北京同舟云网络信息技术有限公司
京公网安备11010802033243号  京ICP备18003416号-3