Përshtatja e përmbajtjeve dhe programeve lëndore të gjuhës dhe letërsisë shqipe në qendrën burimore të Pejës

Author:

Osdautaj Murteza

Abstract

Qëllimi i këtij punimi është hulumtimi i metodave, instrumenteve dhe aparaturave pedagogjike, të cilat arsimtarët e lëndëve mësimore që e zhvillojnë kulturën e leximit (kryesisht të lëndës Gjuhë shqipe e letërsi) i përzgjedhin, i planifikojnë dhe i aplikojnë në përcaktimin e përmbajtjeve mësimore të parapara në kurrikula dhe në programet mësimore, si dhe në tekstet mësimore, në kuadër të Planeve Individuale të Arsimit (PIA), me qëllim që te fëmijët e verbër apo me shikim të dëmtuar të zhvillojnë shkathtësinë e kulturës së leximit. Rast studimi ishte Qendra Burimore (tash e tutje QB) e Pejës dhe fokus kishte aspektin akademik që përfshinë kriteret pedagogjike për përzgjedhjen e përmbajtjeve mësimore karshi arritjes së rezultateve të përcaktuara dhe shkathtësive të planifikuara e teknikave specifike të përdorura për realizmin në praktikë të përmbajtjeve mësimore dhe arritshmërisë në mësim. Hulumtimi ngrihej mbi hipotezën se përzgjedhja e materieve mësimore, përdorimi i instrumenteve pedagogjike dhe përdorimi i mjeteve e teknologjive mësimore dhe teknikave të duhura praktike në klasë, janë kushte themelore për mësimdhënien e suksesshme dhe arritshmërinë e nxënësve në sistemin e edukimit të FNV që janë të verbër apo që kanë shikim të dëmtuar. Studimi paraqet fakte sa janë realizuar dhe sa të ndërveprueshme janë këto dy aspekte në sistemin tonë të edukimit të FNV, cilat janë veprimet e QB-ve dhe aktivitetet e mësuesve, si janë inkorporuar këto në PIA-t e nxënësve, sa janë realizuar objektivat në fushën e kulturës së leximit, cila është arritshmëria dhe cilat aktivitete dhe hapa duhet të ndryshohen apo t’i shtohen procesit.

Publisher

Kosovo Pedagogical Institute

Reference33 articles.

1. MAShT: Kurrikulat lëndore/programet mësimore, klasa e pestë, në https://masht.rks-gov.net/arsimi-parauniversitar.

2. MAShT: Kurrikulat lëndore/programet mësimore, klasa e gjashtë, në https://masht.rks-gov.net/arsimi-parauniversitar.

3. MAShT: Kurrikulat lëndore/programet mësimore, klasa e shtatë, në https://masht.rks-gov.net/arsimi-parauniversitar.

4. MAShT: Kurrikulat lëndore/programet mësimore, klasa e tetë, në https://masht.rks-gov.net/arsimi-parauniversitar.

5. MAShT: Kurrikulat lëndore/programet mësimore, klasa e nëntë, në https://masht.rks-gov.net/arsimi-parauniversitar.

同舟云学术

1.学者识别学者识别

2.学术分析学术分析

3.人才评估人才评估

"同舟云学术"是以全球学者为主线,采集、加工和组织学术论文而形成的新型学术文献查询和分析系统,可以对全球学者进行文献检索和人才价值评估。用户可以通过关注某些学科领域的顶尖人物而持续追踪该领域的学科进展和研究前沿。经过近期的数据扩容,当前同舟云学术共收录了国内外主流学术期刊6万余种,收集的期刊论文及会议论文总量共计约1.5亿篇,并以每天添加12000余篇中外论文的速度递增。我们也可以为用户提供个性化、定制化的学者数据。欢迎来电咨询!咨询电话:010-8811{复制后删除}0370

www.globalauthorid.com

TOP

Copyright © 2019-2024 北京同舟云网络信息技术有限公司
京公网安备11010802033243号  京ICP备18003416号-3