Author:
Shala Luljeta,Potera Ismet
Abstract
Sjelljet jo të mira të nxënësve në shkollë janë bërë dukuri e përditshme në medie dhe në diskursin e zakonshëm të komunikimit, aktorëve të ndryshëm: prindër, mësues dhe profesionistë. Qëllimi i hulumtimit ishte identifikimi i sjelljeve të papërshtatshme të nxënësve në shkollë, përmes perceptimit të mësimdhënësve dhe të nxënësve dhe përcaktimit të teknikave për menaxhimin e sjelljes së papërshtatshme të nxënësve në shkollë.
Qasja e përzier, sasiore dhe cilësore dhe përshkruese e vlerësuese, është përdorur për realizimin e hulumtimit. Të dhënat sasiore u grumbulluan nga mësimdhënësit dhe nxënësit përmes Google form dhe përmes postës elektronike. Mostra e rastit përbëhej nga 93 mësimdhënës të lëndëve të ndryshme dhe 103 nxënës të SHMU.
Nga analiza e të dhënave shohim se si nga mësimdhënësit, ashtu edhe nga nxënësit, sjellje të papërshtatshme në orë mësimore konsiderohen zhurma në klasë, lëvizjet e parregullta, bisedat anësore, përdorimi i telefonave, ngacmimet, gjuha urrejtëse ofenduese etj. Vërejmë dallime ndërmjet mendimeve të mësimdhënësve dhe nxënësve sa i përket sjelljes së papërshtatshme, përkatësisht gjuhës urrejtëse, ofenduese, dhe menaxhimit të tyre në orë mësimore. Rreth 61% e mësimdhënësve mendojnë se gjuha urrejtëse, ofenduese, është sjellje e papërshtatshme e nxënësve në orë mësimore, ndërsa po për këtë 32% e nxënësve mendojnë se është sjellje e papërshtatshme në orë mësimore. Në anën tjetër, nxënësit në përqindje më të madhe (rreth 56%) kërkojnë më shumë vëmendje për këto sjellje, ose për menaxhimin e tyre në klasë. Sipas mësimdhënësve (52%) dhe nxënësve (56%), mosha më problematike për këto sjellje është ajo 14 -16 vjeç.
Thellimi i të kuptuarit profesional të shkaqeve të sjelljeve do të ndihmojë mësimdhënësit të hartojnë programe për parandalimin e tyre. Njohja me llojin e sjelljes dhe shkakun pse veprojnë ashtu është një mekanizëm i mirë për menaxhimin e këtyre sjelljeve.
Publisher
Kosovo Pedagogical Institute
Reference16 articles.
1. Burden, P., R. (1995). Classroom management and discipline. New York: Longman Byrne, M (1994). Managing Pupil Behaviour: Key Issues in Teaching and Learning. London: Routledge.
2. Cangelosi, J., S. (2008). Classroom management strategies. Gaining and maintaining students’ cooperation (5th Ed.). New Jersey:
3. Frank M. Weerman, Paul Harland, Peter H. van der Laan(2007). Misbehavior at School and Delinquency Elsewhere: A Complex Relationship, https://doi.org/10.1177/0734016807311905
4. H. L. Johnson and H. L. Fullwood (2006), “Disturbing behaviors in the secondary classroom: how do general educators perceive problem behaviors?” Journal of Instructional Psychology, vol. 33, no. 1, pp. 20–39,
5. Hirschi, T., & Gottfredson M. R. (1994). The generality of deviance. New Brunswick, NJ: