Përgatitja mësimdhënësve para shërbimit në kosovë: sfidat dhe mundësitë

Author:

Mehmeti Selim

Abstract

Ky studim shqyrton programet universitare për përgatitjen e mësimdhënësve para shërbimit në Kosovë. Përdor qasjen cilësore në hulumtim, modelin studim rasti, për analizë të Programit Fillor dhe Programit Master për Mësimdhënie Lëndore në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë. Janë shqyrtuar aspektet e ndërlidhjes së përshkrimeve të programeve te studimit dhe të kurseve të programeve, me qëllimet dhe rezultatet e pritura të programeve të studimit, me kompetencat për mësimdhënës dhe kërkesat e kurrikulës së bazuar në kompetenca. Pjesëmarrës në studim përmes intervistave me shkrim ishin 5 edukatorë të mësimdhënësve dhe 11 mësimdhënës fillestarë (1–2 vjet përvojë në mësimdhënie). Të dhënat cilësore të mbledhura janë analizuar përmes metodës së analizës tematike. Gjetjet tregojnë se Programi i studimit për arsim fillor dhe Programi Master për mësimdhënie lëndore, përfshijnë elemente nga fushat kryesore të zhvillimit të kompetencave të mësimdhënësve, me dominim të traditës në përmbajtje akademike. Mënyra se si janë integruar kërkesat dhe risitë e kurrikulës së arsimit parauniversitar në përmbajtjet e programeve për mësimdhënës të ardhshëm, akoma nuk reflekton përfarim të duhur të programeve me kontekstin e shkollës dhe me nevojat e mësimdhënësve fillestarë. Gjetjet e studimit tregojnë për nevojën e reflektimit institucional ndaj zhvillimit të programeve dhe syllabuseve lëndore, për të siguruar ndërlidhje të qëndrueshme me kompetencat për mësimdhënës, me kërkesat e kurrikulës shkollore dhe temat kroskurrikulare me interes për shoqërinë dhe gjeneratat e ardhshme. Rekomandimet e nxjerra nga ky studim mund të shërbejnë si bazë për studime të mëtejme, rishikim të politikave të sistemit për përgatitjen e mësimdhënësve të ardhshëm dhe të programeve për mësimdhënës para shërbimit, me qëllim që sistemi për përgatitjen e mësimdhënësve të reformohet dhe të sigurojë përgatitje cilësore të mësimdhënësve të ardhshëm.

Publisher

Kosovo Pedagogical Institute

Reference55 articles.

1. Agjencia e Kosovës për Akreditim (2022). Manuali i akreditimit.

2. https://akreditimi.rks-gov.net/ëp-content/uploads/2020/10/AKA-Manuali-i- Akreditimit-i-plotesuar-2022-1.pdf

3. Alashwal, M. (2019). Essential Professional Qualities and Skills of an Effective and Modern Teacher. American Journal of Educational Research, 7(12), 983-988. http://pubs.sciepub.com/education/7/12/13/index.html

4. Barber, M., & Mourshed, M. (2007). How the world's best performing systems come out on top.file:///C:/Users/Botek/Downloads/Hoë_the_world_s_best- performing_school_systems_come_out_on_top.pdf

5. Bicaj, A. & Berisha, F. (2013). Teacher preparation reforms in Kosovo. Journal of Education Culture and Society No. 1_2013. DOI: 10.15503/jecs20131-199-

同舟云学术

1.学者识别学者识别

2.学术分析学术分析

3.人才评估人才评估

"同舟云学术"是以全球学者为主线,采集、加工和组织学术论文而形成的新型学术文献查询和分析系统,可以对全球学者进行文献检索和人才价值评估。用户可以通过关注某些学科领域的顶尖人物而持续追踪该领域的学科进展和研究前沿。经过近期的数据扩容,当前同舟云学术共收录了国内外主流学术期刊6万余种,收集的期刊论文及会议论文总量共计约1.5亿篇,并以每天添加12000余篇中外论文的速度递增。我们也可以为用户提供个性化、定制化的学者数据。欢迎来电咨询!咨询电话:010-8811{复制后删除}0370

www.globalauthorid.com

TOP

Copyright © 2019-2024 北京同舟云网络信息技术有限公司
京公网安备11010802033243号  京ICP备18003416号-3