Abstract
Qëllimi i këtij studimi ishte ta përcaktojë hierarkinë e faktorëve të kontekstit shkollor dhe
kënaqësisë së mësimdhënësve në punë. Janë trajtuar gjashtë aspekte të kontekstit shkollor:
klima e përgjithshme në shkollë, ngarkesa në punë, marrëdhëniet me kolegët, marrëdhëniet
me nxënësit dhe me prindër, motivuesit e jashtëm, si dhe motivuesit e brendshëm dhe të
jashtëm, të cilët ndikojnë te mësimdhënësi që të ndihet i përmbushur me punën që bën. Pjesë
e mostrës ishin 132 mësimdhënës të shkollës fillore dhe të mesme të ulët, si dhe 15 intervista
me shkrim. Të dhënat cilësore janë analizuar sipas tematikave dhe duke u ndërthurur me të
dhënat sasiore. Të gjitha variablat janë grupuar në bazë të llojit të faktorëve që i referohen
lidhur me marrëdhënien e tyre, me kënaqësinë në punë të mësimdhënësve. Rezultatet
sasiore dhe cilësore parashikojnë marrëdhëniet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta ndërmjet faktorëve të kontekstit shkollor me motivimin dhe kënaqësinë në punën e mësimdhënësve. Identifikimi i hierarkisë së faktorëve që ndikojnë në kënaqësinë në punë, në koherencë me tematikat e identifikuara nga pohimet e mësimdhënësve, paraqet një vlerë të shtuar për krijimin e harmonisë institucionale brenda shkollës, si dhe fuqizimin e ndjenjës së përkatësisë individuale të mësimdhënësve në këtë harmoni. Kjo gjithsesi garanton arritje më të larta me nxënës si një variabël latente.
Publisher
Kosovo Pedagogical Institute
Reference20 articles.
1. Crehan, L. (2016). Exploring the impact of career models on teacher motivation, UNESCO
2. Demir, S. (2020). The Role of Self-Efficacy in Job Satisfaction, Organizational Commitment, Motivation and Job Involvement, Eurasian Journal of Educational Research 85, pp. 205-224, DOI: 10.14689/ejer.2020.85.10.
3. Federici, R. A. & Skaalvik, E. M. (2012). Principal self-efficacy: relations with burnout, job satisfaction and motivation to quit, Social Psychology of Education, 15:295–320, DOI 10.1007/s11218-012-9183-5.
4. Gkolia Dimitrios, A. & Athanasios Koustelios, B. (2014). Teacher’s job satisfaction and self-efficacy: a review, European Scientific Journal August 2014 edition vol.10, No.22 ISSN: 1857 – 7881 (Print) e - ISSN 1857- 7431
5. Guskey, Th. R. (2002). 'Professional Development and Teacher Change', Teachers and Teaching: theory and practice, Vol. 8, No. 3/4,381-391, Article link: http://dx.doi.org/10.1080/135406002100000512."