Qëndrimi i mësimdhënësve ndaj kurrikulës së re

Author:

Potera Ismet,Shala Luljeta

Abstract

Me këtë hulumtim synuam vlerësimin e qëndrimit të mësimdhënësve lidhur me kurrikulën e re, sfidat e zbatimit, si dhe çështje të procesit para zbatimit, siç janë trajnimet për përgatitjen e tyre për zbatim. Hulumtimin e realizuam nëpërmjet qasjes sasiore dhe cilësore. Të dhënat sasiore i grumbulluam me anë të pyetësorit, i cili në fund kishte edhe një pyetje të hapur, në të cilën shumica (rreth 83%) shprehën mendimin për kurrikulën, trajnimin dhe sfidat e tjera gjatë procesit të zbatimit të kurrikulës si pjesë e reformës. Gjatë realizimit të hulumtimit përcollëm edhe debatet dhe opinionet e mësimdhënësve në rrjetin social ‘Facebook’, veçanërisht në ‘Mësimdhënia në Kosovë’, të cilin e menaxhon GIZ. Qëndrimin e një numri të madh të mësuesve, si në’ fcb’ ashtu edhe në hulumtimin tonë, e renditëm në dy ekstreme: shumë pozitiv, sipas shkallës Likert nga plotësisht pajtohem dhe fare nuk pajtohem, (N=178), (M=2.11, DS=.88) deri te Kurrikula është një eksperiment i dështuar (M=2.89, DS=1.19) Qasje bazuar në arritjen e kompetencave është e re, prandaj edhe hezitimi i mësuesve ndaj këtij ndryshimi është evident. Këtë e dëshmon edhe hulumtimi ynë, pasi mesatarja e shkallës së pajtimit në shumicën e qëndrimeve sillet përreth pajtohem dhe kam dilema. Metodologjia e hulumtimit është e përzier. Mostra përbëhet nga 178 mësues, me demografi të ndryshme. Rezultatet e hulumtimit shohim se shkollat dhe mësimdhënësit, të cilët kanë marrë informata të mjaftueshme dhe të sakta, por edhe trajnim të mirëfilltë, shprehin qëndrim më pozitiv ndaj kurrikulës, trajnimit dhe reformës në përgjithësi në krahasim me ata që nuk i kishin këto informata.

Publisher

Kosovo Pedagogical Institute

Reference31 articles.

1. Ball, S. (1994). Educational reform. A critical and post-structural approach. Buckingham: Open University Press.

2. Brown, M. A. (1980). Attitudes and social categories: complementary explanations of innovation-adoption behavior. Environment and Planning A, 12(2)

3. Brophy J.E. & Good, T.L. (1974). Teacher-student relationships: causes and consequences. New York: Holt, Rinehart, and Winston

4. Clark, C. M., & Elmore, J. L. (1981). Transforming Curriculum in Mathematics, Science, and Writing: A Case Study of Teacher Yearly Planning. (Report No.IRT-RS-99). Washington DC: National Institute of Education. (ERIC Document Reproduction Service No. ED205500)

5. Carr, D. (2003). Making sense of education: an introduction to the philosophy and theory of education, Rutledge Palmer 11, New Fetter Lane, London EC4P 4EE

同舟云学术

1.学者识别学者识别

2.学术分析学术分析

3.人才评估人才评估

"同舟云学术"是以全球学者为主线,采集、加工和组织学术论文而形成的新型学术文献查询和分析系统,可以对全球学者进行文献检索和人才价值评估。用户可以通过关注某些学科领域的顶尖人物而持续追踪该领域的学科进展和研究前沿。经过近期的数据扩容,当前同舟云学术共收录了国内外主流学术期刊6万余种,收集的期刊论文及会议论文总量共计约1.5亿篇,并以每天添加12000余篇中外论文的速度递增。我们也可以为用户提供个性化、定制化的学者数据。欢迎来电咨询!咨询电话:010-8811{复制后删除}0370

www.globalauthorid.com

TOP

Copyright © 2019-2024 北京同舟云网络信息技术有限公司
京公网安备11010802033243号  京ICP备18003416号-3