Përtej aljamiados: tekstet shqipe letrare të traditës islame me alfabet grek

Author:

Dibra Fatos

Abstract

Në këtë punim do të prezantojmë disa rezultate të një pune ende në vijim mbi disa tekste të traditës islame, të shkruara me alfabet grek nga autorë bektashianë. Dukuria meriton një vëmendje specifike për shkak se përbën një shembull të pa marrë parasysh sa duhet (përveç përpjekjeve tona) në studimet mbi traditën letrare dhe shkrimore të lëvruar nga autorët myslimanë shqiptarë, përkatësisht shkrimin e teksteve shqipe me përmbajtje fetare islame të prodhuara në gjysmën e dytë të shek. XIX, duke përdorur një alfabet tjetër nga ai arab. Këtë dukuri në kontekstin e letrave shqipe kemi pasur rastin ta shqyrtojmë edhe më parë, por duke u mbështetur kryesisht në një burim të vetëm, i cili është në fakt edhe një prej shembujve më interesantë, për shkak se tekstet që përmban janë shkruar duke përdorur si alfabetin arab, ashtu edhe atë grek. Në këtë artikull do të paraqesim përfundimet që janë arritur duke shfrytëzuar kryesisht gjashtë dorëshkrime me alfabet grek (ku përfshihet edhe dorëshkrimi i sipërpërmendur i shkruar me alfabet arab dhe grek) të autorëve/shkruesve bektashinj të Jugut të Shqipërisë, tekste të cilat përbëjnë edhe korpusin kryesor të materialeve të këtij lloji që njihen nga ana jonë. Në fillim do të bëhet një prezantim i materialit duke paraqitur të dhënat që kemi arritur të nxjerrim rreth autorëve/shkruesve, kohës dhe vendit të shkrimit. Në vijim do të bëhet një pasqyrë e përmbajtjes së dorëshkrimeve dhe e marrëdhënieve të mundshme të teksteve, duke u munduar të nxjerrim në pah edhe disa ngjashmëri dhe ndryshime mes materialeve në fjalë. Në pjesën e fundit do të bëhet një vlerësim rreth kushteve sociale dhe kulturore që kanë mundësuar lindjen e një praktike të tillë shkrimore/letrare dhe rreth vendit që duhet të ketë zënë kjo dukuri në hapësirën e letërsisë dhe të letrave shqipe të shek. XIX, sidomos në kontekstin e traditës letrare islame.

Publisher

Instituti Gjuhësi e Letërsi

Reference248 articles.

1. Dorëshkrim, AQSH: F. 143, D. 1708, [s.d.].

2. Abazi-Egro, Genciana, “Dy dokumente të panjohura mbi jetën e poetit Nezim Berati (shek. XVIII)”, Studime Historike 1-2 (2013), f. 265-271.

3. Abazi-Egro, Genciana, Hasan Zyko Kamberi - Poezi. Re. Genciana Abazi-Egro. Botimet Albanologjike, Tiranë, 2016.

4. Abazi-Egro, Genciana, “Literary Patronage of the Albanian Vlora Dynastic Family, 1670-1764”, Polis 18 (2019), f. 5-21.

5. Abazi-Egro, Genciana, Nezim Berati - Divani shqip. Re. Genciana Abazi-Egro. Toena, Tiranë, 2009.

同舟云学术

1.学者识别学者识别

2.学术分析学术分析

3.人才评估人才评估

"同舟云学术"是以全球学者为主线,采集、加工和组织学术论文而形成的新型学术文献查询和分析系统,可以对全球学者进行文献检索和人才价值评估。用户可以通过关注某些学科领域的顶尖人物而持续追踪该领域的学科进展和研究前沿。经过近期的数据扩容,当前同舟云学术共收录了国内外主流学术期刊6万余种,收集的期刊论文及会议论文总量共计约1.5亿篇,并以每天添加12000余篇中外论文的速度递增。我们也可以为用户提供个性化、定制化的学者数据。欢迎来电咨询!咨询电话:010-8811{复制后删除}0370

www.globalauthorid.com

TOP

Copyright © 2019-2024 北京同舟云网络信息技术有限公司
京公网安备11010802033243号  京ICP备18003416号-3