Studimi i sintaksës dialektore dhe korpusi i gjuhës së folur shqipe

Author:

Plangarica Tomorr

Abstract

Nisma e ndërmarrë nga studiuesit e departamenteve të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA) për shqyrtimin e variacionit sintaksor në të folmet e shqipes dhe përgatitjen e Atlasit të Sintaksës Dialektore të Shqipes (nismë e ndërmarrë qysh në vitin 2016) synon ndriçimin e një problematike që lidhet me çështje që jo vetëm plotësojnë hapësira ende të pambuluara sa duhet në studimin e shqipes, por, sidomos, që nxisin e orientojnë studimet për të ardhmen. Organizimi në këtë kuadër i tryezave të rrumbullakëta, ku diskutohen çështje të ndryshme teorike e praktike që lidhen me këtë projekt, janë një mundësi më shumë që u krijohet studiuesve për të shprehur qëndrimet e pikëvështrimet e tyre për të përvijuar një pamje sa më të plotë të problematikës që synohet të jetë pjesë e angazhimeve të tyre në të ardhmen. Mëtimi i organizatorëve për të nxitur debatin përmes këtyre tubimeve shkencore është shenjë emancipimi shkencor. Nxitja e debatit shkencor në fazën që paraprin përvijimin e platformës për studimin e objektit veçse shton sigurinë për suksesin e hapave që do të hidhen më tej. Produkte të pritshme të debatit janë pikëvështrimet që priren t‟i pasurojnë qasjet ndaj profileve të ndryshme të objektit, sidomos në periudhën e tanishme, kur kahet e shkollat e ndryshme të mendimit gjuhësor europian e më gjerë sjellin prurje me vlerë në aspektin teorik e praktik, që mund të orientojnë më mirë punën dhe të ndihmojnë në disiplinimin e energjive të shpenzuara.

Reference22 articles.

1. Bëhet fjalë për projektin Variacioni sintaksor në të folmet e shqipes: tipare dhe treva, të ndërmarrë nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë” (2016). Në fjalën e mbajtur në Tryezën e rrumbullakët, më 13 dhjetor 2017 janë parashtruar argumentet në vijim që mund të nxisin zgjerimin e synimeve të këtij projekti drejt punës për krijimin e Korpusit të gjuhës shqipe të folur.

2. Shih më gjerë: Project on dialect syntax [në linjë]: www.dialectsyntax.org.

3. Shih më gjerë [në linjë]: SYMILA-http://symila.univ-tlse2.fr.

4. Shih Sjef Barbiers et al., The Syntactic Atlas of the Dutch Dialects, [në linjë]: link.springer.com, 10.1057/9780230223.

5. Shih Inés Fernandez-Ordonez, La Grammaire dialectale de l‟espagnol à travers le corpus oral et sonore de l‟espagnol rural, në Corpus, 9/2010, f. 81-114.

同舟云学术

1.学者识别学者识别

2.学术分析学术分析

3.人才评估人才评估

"同舟云学术"是以全球学者为主线,采集、加工和组织学术论文而形成的新型学术文献查询和分析系统,可以对全球学者进行文献检索和人才价值评估。用户可以通过关注某些学科领域的顶尖人物而持续追踪该领域的学科进展和研究前沿。经过近期的数据扩容,当前同舟云学术共收录了国内外主流学术期刊6万余种,收集的期刊论文及会议论文总量共计约1.5亿篇,并以每天添加12000余篇中外论文的速度递增。我们也可以为用户提供个性化、定制化的学者数据。欢迎来电咨询!咨询电话:010-8811{复制后删除}0370

www.globalauthorid.com

TOP

Copyright © 2019-2024 北京同舟云网络信息技术有限公司
京公网安备11010802033243号  京ICP备18003416号-3