Për receptimin e veprës së Emil Zolait në mjedisin kulturor shqiptar

Author:

Plangarica Tomorr

Abstract

Artikulli synon paraqitjen sa më të plotë të veçantive të receptimit të veprës së Emil Zolait në mjedisin leximor/studimor shqiptar përgjatë shekullit XX, sidomos në vitet 1945-1990, periudhë kur u përkthyen në gjuhën shqipe disa prej romaneve e novelave të tij. Interpretimet në lidhje me vlerat e prozës së tij, pajtimet a mospajtimet me metodën e tij krijuese, natyralizmin, të pranishme në studimet kritike dhe estetike që paraqitnin linjën zyrtare të kohës, artikujt studimorë e informativë në revistat e gazetat e kohës, si dhe trajtesat e profesoratit universitar të letërsisë së huaj përbëjnë dëshmitë konkrete të atij receptimi, proces që kushtëzohet jo vetëm nga tiparet e veprës letrare, por edhe nga konteksti social, historik, ideologjik, estetik e letrar në të cilin kryhej ai proces i receptimit. Qasja teorike në shqyrtimin e këtij procesi është mbështetur në teoritë e receptimit dhe hermeneutikës letrare, aspekte të caktuara të të cilave janë të pranishme në trajtesë, për të ndriçuar më plotë natyrën dhe veçantitë e receptimit të veprës në mjedisin kulturor shqiptar. Për të krijuar një kontekst sa më të përshtatshëm të shqyrtimeve të bëra, janë sjellë të dhëna dhe interpretime edhe nga veçantitë e receptimit të veprës së Zolait në Francë dhe jashtë saj, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX, kur vërehet një interesim, madje edhe një periudhë e rehabilitimit, në lidhje me veprën dhe personalitetin e tij krijues, edhe pse në mënyrë jo të njëjtë në mjediset kulturore e studimore të Europës së ndarë nga “Perdja e hekurt”.

Reference92 articles.

1. Shih më gjerë, Hans Robert Jauss, Pour une esthétique de la réception, NRF Gallimard, 1978, faqe 50

2. dhe Nathalie Piegay-Gross, Le lecteur, Editions Flammarion, Paris, 2002, f. 54.

3. Sipas Hans-Georg Gadamer-it “[...] horizonti a pikëvështrimi i së tashmes është në formim të vijueshëm në kuptimin që na duhet të vëmë në provë gjykimet a paragjykimet tona. Është kjo vënie në provë që na çon tek e shkuara dhe na mundëson ta kuptojmë traditën prej së cilës vijmë. Horizonti a pikëvështrimi i së tashmes s’mund të formësohet pa të shkuarën. [...] Të kuptuarit konsiston më së shumti në procesin e shkrirjes së këtyre horizonteve që mëtojmë t’i vështrojmë ndarazi. [...] Në aktin e të kuptuarit ndodh një shkrirje e horizonteve në saje të të cilave përvijimi i pikëvështrimit historik është pjesë përbërëse dhe i fshirë njëherazi” (Hans-Georg Gadamer, Verité et méthode, Les grandes lignes d’une herméneutique philosophique, Editions du Seuil, Paris, 1976, f. 147-148).

4. Shih në “Etudes littéraires”, në Nouveau dictionnaire encyclopédique des sciences du langage të Oswald Ducrot-së, Jean-Marie Schaeffer-it, Editions du Seuil, 1972, 1995, f. 87-89.

5. Po aty.

同舟云学术

1.学者识别学者识别

2.学术分析学术分析

3.人才评估人才评估

"同舟云学术"是以全球学者为主线,采集、加工和组织学术论文而形成的新型学术文献查询和分析系统,可以对全球学者进行文献检索和人才价值评估。用户可以通过关注某些学科领域的顶尖人物而持续追踪该领域的学科进展和研究前沿。经过近期的数据扩容,当前同舟云学术共收录了国内外主流学术期刊6万余种,收集的期刊论文及会议论文总量共计约1.5亿篇,并以每天添加12000余篇中外论文的速度递增。我们也可以为用户提供个性化、定制化的学者数据。欢迎来电咨询!咨询电话:010-8811{复制后删除}0370

www.globalauthorid.com

TOP

Copyright © 2019-2024 北京同舟云网络信息技术有限公司
京公网安备11010802033243号  京ICP备18003416号-3