Vilajeti i Shkodrës në Luftën e Parë Ballkanike (1912-1913)

Author:

Jata Mimoza

Abstract

Shkodra është një ndër pikat më kryesore strategjike në Ballkan. Në shekujt XI-XIII Shkodra (Scutari) ishte zonë e dominuar midis Bizantit dhe principatës serbe të Zetës. Në vitet 1360-1393 ajo u bë qendra e Principatës së Balshajve. Në vitin 1396, Gjergj Strazimir Balsha ua dorëzoi qytetin venecianëve të cilët e fortifikuan qytetin dhe e mbajtën nën kontroll deri në vitin 1479. Për shkak të vendndodhjes së saj gjeografike, Shkodra ishte e vështirë të sundohej dhe osmanët mundën ta vendosnin kontrollin e plotë në rajon vetëm një shekull pas kalimit të tyre të parë në Rumeli. Fatih Sulltan Mehmeti pasi mori Shkodrën në vitin 1479, praktikisht arriti vendosjen e sundimit osman në të gjithë Shqipërinë e më gjerë. Osmanët e morën Shkodrën vetëm me një marrëveshje që bënë me venecianët. Sipas kushteve të traktatit, një pjesë e banorëve  kishin evakuuar qytetin dhe kishin emigruar në territoret veneciane. Vilajeti, pasi hyri nën sundimin osman, u shndërrua në një qendër të rëndësishme administrative dhe kulturore nën këtë administratë. Sipas regjistrit Tahrir të vitit 1485, kishte disa qindra ushtarë në kala dhe gjithashtu një popullësi civile prej 97 shtëpish (rreth 450-500 njerëz), njëzet e shtatë prej tyre myslimanë. Emrat e këtyre xhamive janë regjistruar në “Defterin e Regjistrimeve të Xhamive në Rumeli” të vitit 1637, dhe pjesërisht në regjistrat osmanë të shekullit XVI. Shkodrës, si qyteti më i rëndësishem shqiptar deri në vitin 1912 edhe pse ka qënë nën sundimin Osman, Porta e Lartë ia ka lejuar të ketë karakteristika dhe privilegje të ndryshme si në aspektin administrativ ashtu edhe në atë ligjor. Në sajë të kësaj me gjithë dallimet lokale, besnikëria e shqiptarëve të këtij vilajeti ndaj Portës së Lartë (me disa përjashtime të vogla) është ruajtur deri në fund. Sundimi Osman në Shkodër mori fund në një mënyrë dramatike në Luftërat Ballkanike (1912-1913). Rrethimi i Shkodrës dhe masakrat që bënë ushtritë aleate serbo-malazeze në Luftën e Parë Ballkanike, jeton ende në kujtesën e shqiptarëve.

Publisher

Albanian Institute of Islamic Thought and Civilization

Reference35 articles.

1. Agim Parruca, Shkodra (Scutari), Shkodra Bastion i Qytetërimit Shqiptar, Tiranë, 2004.

2. Ali Fuat Ögrenç, Balkanlarda İlk Dram: Unuttuğumuz Mora Türkleri ve Eyaletten Bağımsızlığa Yunanistan, BKY Yay., İstanbul, 2009.

3. Barbara Jelavich, Balkan Tarihi 20.Yüzyıl, c.II, (Çev. Zehra Savan-Hatice Uğur), Küre Yay., İstanbul, 2006.

4. Bilgin Çelik, “Balkanlarda Arnavut Sorunu”, Cumhuriyet Strateji, Ocak, 2005.

5. BOA, Babıali Evrak Odası (BEO), no. 305439; BOA, BEO, no. 3997/299737; BOA, BEO, no. 4081/306012; BOA, BEO, no. 4095/307064; BOA, BEO, no. 4140/310493; BOA, BEO, no. 4801/306064; BEO, no. 4029/302146; BOA, BEO, no.3993/299449.

同舟云学术

1.学者识别学者识别

2.学术分析学术分析

3.人才评估人才评估

"同舟云学术"是以全球学者为主线,采集、加工和组织学术论文而形成的新型学术文献查询和分析系统,可以对全球学者进行文献检索和人才价值评估。用户可以通过关注某些学科领域的顶尖人物而持续追踪该领域的学科进展和研究前沿。经过近期的数据扩容,当前同舟云学术共收录了国内外主流学术期刊6万余种,收集的期刊论文及会议论文总量共计约1.5亿篇,并以每天添加12000余篇中外论文的速度递增。我们也可以为用户提供个性化、定制化的学者数据。欢迎来电咨询!咨询电话:010-8811{复制后删除}0370

www.globalauthorid.com

TOP

Copyright © 2019-2024 北京同舟云网络信息技术有限公司
京公网安备11010802033243号  京ICP备18003416号-3