Mbi historinë e parrëfyer detare të shqiptarëve

Author:

Muhaj Ardian

Abstract

Edhe pse jemi një nga popujt që kemi jetuar në brigjet e Mesdheut për mijëra vite, jemi ndoshta të vetmit mesdhetarë që pothuajse nuk i kemi lëvruar studimet e historisë detare. Duket në  fakt e pabesueshme se sa pak studime mbi detin janë ndërmarrë nga shkenca shqiptare në përgjithësi dhe nga ajo historike në veçanti. Megjithëse shqiptarët janë një popull mesdhetar, që gëzojnë një pozitë strategjike kyçe në Mesdheun  Qendror,  duke dalë në dy nga detet më të rëndësishme të këtij deti të madh, që  kanë pasur një rol të kufizuar në historinë detare të mesjetës. Kjo mangësi është parë nga kundërshtarët e tezës së autoktonisë së shqiptarëve në trojet e tyre të lashta, si fakt i pakundërshtueshëm që dëshmon se shqiptarët janë formuar si komb në një zonë tjetër larg ndikimit të detit.  Një nga argumentet më të përdorura nga mohuesit e autoktonisë së shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor dhe rrjedhimisht mohuesit e vazhdimësisë iliro-shqiptare janë lidhjet e pakta të shqiptarëve me detin, qoftë në aspektin historik ashtu  edhe  në  atë  gjuhësor.     Pa dyshim  që  ky  supozim  është spekulativ, jo sepse nuk mbështetet në fakte, por për arsye se e shtjellon çështjen vetëm deri aty sa justifikon këtë pretendim, duke mos i shtjelluar të gjitha faktet dhe faktorët e një mangësie të tillë. Këta autorë duke parë natyrën e leksikut detar të shqipes, që sipas tyre nuk përmban fjalë detare të vetat në numër të madh, pohojnë se shqipja nuk është gjuhë me prejardhje ilire, por trake, pasi i ka marrë këto fjalë të leksikut detar nga gjuhët fqinje. Nga ana tjetër, ky qëndrim ideologjik, përveç neglizhimit të rolit dhe veprimit të indit social në historibërje, ka shërbyer edhe si vetëkufizim metodologjik, duke penguar mundësinë e qasjes  krahasimtare në aspektin sinkronik dhe diakronik, pra krahasimit të vendeve të ndryshme në kohë të njëjtë dhe në kohë të ndryshme, apo edhe  të  të  njëjtit  vend  në  kohë  të  ndryshme.  Në aspektin krahasimtar shekulli XVI nuk është vetëm shekulli  i artë i osmanëve, dhe shekulli i zgjimit të energjive qytetëruese të shqiptarëve, por është shekulli i artë i spanjollëve, i portugezëve, i algjerianëve, i venedikasve, i raguzanëve, i francezëve, të rilindur nga gërmadhat e luftës njëqindvjeçare, pra është shekulli i artë i Mesdheut. Pjesëmarrja dhe përfshirja e shqiptarëve në këtë zgjim qytetërues mesdhetar, në  këtë  rilindje  të  Mesdheut  nuk  është as e turpshme as e panatyrshme. Është pasojë e pritshme dhe e natyrshme e një trendi gjithëpërfshirës panmesdhetar.

Publisher

Albanian Institute of Islamic Thought and Civilization

Reference14 articles.

1. Gustav Weigand, “Sind die Albaner die Nachkommen der Illyrer oder der Traken”, Balkan Archiv 3 (1927).

2. Vladimir Georgiev, etj. Henry H. Kahane, “The Sea as a Medium of Linguistic Diffusion,” Italica 28/4 (1951).

3. Norbert Jokl, “Albaner, Sprache,” në Reallexikon der Vorgeschichte, herausgegeben von M. Ebert, Band. I, (Berlin: 1924): 32; Weigand, “Sind die Albaner”.

4. Eqrem Çabej, “Problemi i autoktonisë së shqiptarëve,” Buletin i Universitetit Shtetëror të Tiranës, Seria e Shkencave Shoqërore 2 (1958).

5. Lirak Dodbiba, “Leksiku Detar i Shqipes dhe Etnogjeneza e Popullit Tonë,” në Kuvendi I i Studimeve Ilire: Tiranë 15-20 shtator 1972, (Tiranë: 1974).

同舟云学术

1.学者识别学者识别

2.学术分析学术分析

3.人才评估人才评估

"同舟云学术"是以全球学者为主线,采集、加工和组织学术论文而形成的新型学术文献查询和分析系统,可以对全球学者进行文献检索和人才价值评估。用户可以通过关注某些学科领域的顶尖人物而持续追踪该领域的学科进展和研究前沿。经过近期的数据扩容,当前同舟云学术共收录了国内外主流学术期刊6万余种,收集的期刊论文及会议论文总量共计约1.5亿篇,并以每天添加12000余篇中外论文的速度递增。我们也可以为用户提供个性化、定制化的学者数据。欢迎来电咨询!咨询电话:010-8811{复制后删除}0370

www.globalauthorid.com

TOP

Copyright © 2019-2024 北京同舟云网络信息技术有限公司
京公网安备11010802033243号  京ICP备18003416号-3