Perspektiva të vlerësimit të problemeve emocionale dhe të sjelljes te fëmijët parashkollorë

Author:

Shala Merita,Luzha Labëri

Abstract

Problemet emocionale dhe të sjelljes te fëmijët e moshës parashkollore mund të jenë të shpeshta dhe të paraqesin pengesa në zhvillimin e shëndoshë psikologjik të fëmijëve, prandaj studimi dhe pasqyrimi i tyre ka një rëndësi të posaçme në zhvillimin e gjithanshëm të fëmijës. Zbulimi i hershëm i shenjave paralajmëruese të këtyre problemeve që mund të ndikojnë negativisht në zhvillimin tërësor të fëmijëve dhe të shëndetit të tyre mendor konsiderohet si nevojë për tërësinë e përcaktimeve të qasjes së punës ndaj fëmijëve apo hartimit të politikave që mbështesin këtë zhvillim. Konceptualisht, kjo përputhet edhe me kornizën e zhvillimit dhe atë psiko-biologjike që sugjerojnë se origjina e më vonë edhe psikopatologjitë mund të identifikohen në karakteristikat e sjelljes dhe karakteristikat emocionale që janë të pranishme në vitet e para të jetës së fëmijës (Carter e të tjerë, 1999; DelCarmen-Wiggins dhe Carter, 2001; Lieberman, 1993; Mesman dhe Koot, 2001; Shaw e të tjerë, 2001; Zeanah, 2000). Në të njëjtën kohë, përcaktimi i shenjave të shqetësimeve emocionale është gjithashtu i nevojshëm për planifikimin dhe vlerësimin e modeleve të intervenimit të hershëm. Adresimi i karakteristikave të zhvillimit të fëmijëve, i nevojave të shëndetit mendor në vitet e moshës parashkollore, e cila kërkon ndërgjegjësimin e prindërve për rëndësinë që ka shëndeti mendor i fëmijëve të tyre, është gjithashtu mjaft i rëndësishëm. Duke pasur parasysh të gjitha këto dhe faktin që te ne janë zhvilluar shumë pak studime në vlerësimin e problemeve emocionale dhe të sjelljes te fëmijët parashkollorë, materiali i mëposhtëm ofron një perspektivë të vlerësimit të këtyre problemeve.

Publisher

Kosovo Pedagogical Institute

Reference49 articles.

1. Achenbach, T. M. (1991). Manual for the Child Behavior Checklist/4-18 and 1991 profile. Burlington, VT: University of Vermont Department of Psychiatry.

2. Achenbach T.M., Rescorla L.A. (2001).Manual for the ASEBA School-age Forms & Profiles. Burlington, VT: Research Center for Children, Youth, and Families, University of Vermont.

3. Barr, R. G. (2000). Excessive crying. In A. Sameroff, M. Lewis, & S. M. Miller, Handbook of developmental psycho-pathology (2nd ed., pp. 327-350). New York: Kluwer Academic.

4. http://dx.doi.org/10.1007/978-1-4615-4163-9_18

5. Bennett, K.J., & Lipman, E.L. (1999). Predicting conduct problems: Can high-risk children be identified in kindergarten and Grade I? Journal of Consulting and Clinical Psychology, 67(4), 470–480.

同舟云学术

1.学者识别学者识别

2.学术分析学术分析

3.人才评估人才评估

"同舟云学术"是以全球学者为主线,采集、加工和组织学术论文而形成的新型学术文献查询和分析系统,可以对全球学者进行文献检索和人才价值评估。用户可以通过关注某些学科领域的顶尖人物而持续追踪该领域的学科进展和研究前沿。经过近期的数据扩容,当前同舟云学术共收录了国内外主流学术期刊6万余种,收集的期刊论文及会议论文总量共计约1.5亿篇,并以每天添加12000余篇中外论文的速度递增。我们也可以为用户提供个性化、定制化的学者数据。欢迎来电咨询!咨询电话:010-8811{复制后删除}0370

www.globalauthorid.com

TOP

Copyright © 2019-2024 北京同舟云网络信息技术有限公司
京公网安备11010802033243号  京ICP备18003416号-3