Kompetencat pedagogjike të mësimdhënësve të shkollave të mesme të larta në Kosovë

Author:

Bujari Agim

Abstract

Kompetenca pedagogjike e mësimdhënësve është aftësia për të menaxhuar mësimin, gjegjësisht klasën dhe orën mësimore, e cila përfshin planifikimin, implementimin dhe vlerësimin e rezultateve të të nxënit të nxënësve. Kompetencat pedagogjike: njohuritë, aftësitë, shprehitë, si dhe mënyrat dhe mjetet e realizimit të aktivitetit në komunikim, zhvillim dhe vetëzhvillim të personalitetit, duhet t’i zotërojë çdo mësimdhënës. Cilësia e kompetencës luan rol të rëndësishëm në krijimin dhe vendosjen e cilësisë së procesit të të nxënit për nxënësit, tregon nivelin e profesionalizmit të mësimdhënësve sipas fushës së tyre, si dhe mund të kontribuojë në përmirësimin e performancës së të nxënit. Qëllimi i studimit të kësaj teme është të konstatohen cilat kompetenca pedagogjike i zotërojnë mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta. Popullacionin e hulumtimit e përbëjnë të gjithë mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta në Kosovë, kurse grupin përfaqësues e përbëjnë 270 mësimdhënës. Mënyra e pjesëmarrjes së mësimdhënësve është e rastësishme. Studimi është i natyrës sasiore dhe për realizimin e tij si instrument është përdorur pyetësori për mësimdhënës, i shkallës Likert. Analiza e të dhënave është bërë përmes programit SPSS 21. Për realizimin e punimit, janë zbatuar metoda e analizës së dokumentacionit, metoda statistikore dhe metoda krahasuese. Përmes pyetjeve janë marrë opinionet e mësimdhënësve për kompetencat pedagogjike që i zotërojnë dhe njëkohësisht është përmbushur qëllimi i hulumtimit. Bazuar në rezultatet e përgjithshme, 88.7% e mësimdhënësve konsiderojnë se kanë kompetenca pedagogjike të nivelit të lartë, 8.3 % konsiderojnë se kompetencat e tyre janë në nivelin mesatar, ndërsa 3 % konsiderojnë se kompetencat i kanë në nivel të ulët, mesatarja e përgjithshme M=4.4. Rezultatet empirike vërtetuan se ka dallime në zotërimin e kompetencave pedagogjike nga ana e mësimdhënësve. Këto rezultate treguan se mesataren më të lartë për kompetencat pedagogjike e kanë mësimdhënësit e gjimnazeve, M=141.05, pastaj mësimdhënësit e shkollave profesionale, M=139.53, ndërsa mesataren më të ulët e kanë mësimdhënësit e shkollave të kombinuara, M=98.93, vlera e X2=7.438, p=0.024

Publisher

Kosovo Pedagogical Institute

Reference24 articles.

1. Bankauskienė, N., Augustinienė, A., Čiučiulkienė, N. (2005). The expression of teacher competencies in action research field: the case-based study of KTU teacher education program Pedagogy. Paper presented at the European Conference on Educational Research, University College Dublin, 7-10.

2. Maliqi, B. (2012). Etika pedagogjike si faktor në edukim, Disertacion doktorate, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë, Tiranë.

3. Cohen. L., et al. (2000). Research Methods in Education (Metodat kërkimore në shkenca sociale), fifth edition, London.

4. Hakim, Adnan. (2015). Contribution of Competence Teacher (Pedagogical, Personality, Professional Competence and Social) On the Performance of Learning, IJES. Vol. 4, Issue 2, p-1-12, ISSN (e): 2319 – 1813 ISSN (p): 2319 – 1805

5. Hartini, S. et al. (2018). Teacher pedagogic competency development model: A literature review, semantic Scholar, ISSN: 2352-5398.

同舟云学术

1.学者识别学者识别

2.学术分析学术分析

3.人才评估人才评估

"同舟云学术"是以全球学者为主线,采集、加工和组织学术论文而形成的新型学术文献查询和分析系统,可以对全球学者进行文献检索和人才价值评估。用户可以通过关注某些学科领域的顶尖人物而持续追踪该领域的学科进展和研究前沿。经过近期的数据扩容,当前同舟云学术共收录了国内外主流学术期刊6万余种,收集的期刊论文及会议论文总量共计约1.5亿篇,并以每天添加12000余篇中外论文的速度递增。我们也可以为用户提供个性化、定制化的学者数据。欢迎来电咨询!咨询电话:010-8811{复制后删除}0370

www.globalauthorid.com

TOP

Copyright © 2019-2024 北京同舟云网络信息技术有限公司
京公网安备11010802033243号  京ICP备18003416号-3